Dy skuadrat angleze, Manchester United dhe Chelsea dëshirojnë të përforcohen në repartin e sulmit.
Dhe të dy gjigantët anglez, hedhën sytë nga skuadra e Ipswich ku po interesohen për yllin e tyre, Liam Delap.
Ai gjithmonë dukej se do të largohej nga Ipswich në afatin kalimtar të verës dhe konfirmimi i rënies së Ipswich përsëri në Championship e bën këtë edhe më të mundshme.

Kjo për shkak se klauzola e lirimit prej 30 milionë funtesh të Delap-it tani është bërë zyrtarisht aktive pas rënies nga kategoria. United dhe Chelsea kanë qenë të dy të lidhur me të dhe dritarja e transferimeve të verës hapet për biznes më 1 qershor.
Delap, ndonëse kaloi një sezon të dobët duke rënë nga Premierligë, ai ishte ndër lojtarët më të mirë të kësaj skuadre ku shënoi 12 gola në 36 paraqitje./IndeksOnline/