E hënë, 28 Korrik, 2025
spot_img
HomeSportManchester City e gjen zëvendësuesin e Kevin De Bruyne, e gjuan “grrepin”...

Manchester City e gjen zëvendësuesin e Kevin De Bruyne, e gjuan “grrepin” te PSG-ja! – Indeksonline.net

Manchester City në merkaton e verës do t’i nënshtrohet një revolucioni të madh, teksa shumë futbollistë do të largohen nga ekipi. Për këtë drejtuesit kanë nisur punën për të gjetur të preferuarit e tyre që mund t’i transferojnë në verë.

Kështu në radarin e tyre prej kohësh ka përfunduar Desire Doue. Ky i fundit luan me PSG-në në Ligue 1. Paraqitjet e tij me parizienët kanë tërhequr vëmendjen e kampionëve aktualë të Premier League, të cilët do të tentojnë edhe transferimin e tij në “Etihad Stadium”.

Fakti që është vetëm 19-vjeç bën që drejtuesit të kenë shumë pritshmëri për të ardhmen e tij në repartin e sulmit. Lojtari ka kontratë me parizienët deri në qershor të vitit 2029, ndërsa PSG nuk do e lëshojë lojtarin nëse ofertat për të janë poshtë 100 milionë eurove.  

//platform.twitter.com/widgets.js

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT