Manchester City e “blindon” yllin brazilian Savinho me kontratën e re

news image

Manchester City ka konfirmuar rinovimin e kontratës me futbollistin brazilian, Savinho.

21-vjeçari ka nënshkruar një kontratë afatgjate, e vlefshme deri më 30 qershor 2031.

Pas nënshkrimit, Savinho shprehu lumturinë për besimin që klubi dhe trajneri Pep Guardiola kanë treguar ndaj tij: “Jam jashtëzakonisht krenar që munda të nënshkruaj këtë kontratë të re me Cityn. Është një ndjenjë shumë e veçantë të di që Pep dhe klubi kanë pasur kaq shumë besim tek unë. Kjo do të thotë shumë për mua dhe familjen time. Ndjej se kam shumë për të përmirësuar – jam ende i ri dhe shumë i uritur për të vazhduar të mësoj. Por e di që puna me Pepin dhe stafin e tij do të më ndihmojë të vazhdoj të zhvillohem si lojtar,” deklaroi braziliani.

Savinho u bashkua me Manchester Cityn në vitin 2024 nga skuadra franceze e Troyes dhe që atëherë ka regjistruar 48 paraqitje në të gjitha garat gjatë sezonit të tij të parë në Etihad, duke shënuar tre gola dhe dhuruar 13 asiste.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/