Manchester City assesi të këndellët, përsëri ‘çalon’ në Premier League

Manchester City assesi të këndellët, përsëri 'çalon' në Premier League

Pavarësisht dygolëshit të Phil Foden, Manchester City nuk arriti ta mbajë avantazhin e dyfishtë në transfertën te Brentfordi.

Yoane Wissa realizoi në minutën e 82-të për 1-2, kurse rezultatin përfundimtar për t’i ndarë pikët, e vendosi goli i Christian Norgaard, në minutën e dytë të shtesës, njofton Klankosova.tv.

“Qytetarët” me 35 pikë, kanë mbetur prapa Liverpoolit të vendit të parë plot 12 pikë.

Anise këta të fundit nuk morën 3 pikë në Nottingham, përsëri e udhëheqin të qetë elitën angleze të futbollit.

Në barazim 2-2 u mbyll edhe ndeshja ndërmjet Chelseas dhe Bournebmouthit, kurse West Ham fitoi 3-2 kundër Fulhamit, raporton Klankosova.tv.

Nesër spikat derbi londinez, ku Arsenali e pret Tottenhamin.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>