Mançesteri merr ngjyrë të kaltër: City i jep leksione Unitedit

Mançesteri merr ngjyrë të kaltër: City i jep leksione Unitedit

Manchester City ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj rivalit lokal United, sfidë e vlefshme për xhiron e katërt të Ligës Premier.

“Qytetarët” ishin dukshëm më të mirë nga fillimi, për të fituar me rezultat komod 3-0.


Jeremy Doku zhvilloi një pjesë të parë mahnitëse, fillimisht duke pasuar te Erling Haaland që nuk arriti ta finalizonte, e më pas asistoi për Phil Foden, me këtë të fundit që e zhbllokoi rezultatin (18’).

Unitedi provoi të këndellet përmes Benjamin Seskos, megjithatë slloveni assesi s’ia doli ta dërgojë topin brenda rrjetës së Donnarummas.

Kur Unitedi po sulmonte, City krijoi një kundërzbritje me Jeremy Doku që asistoi për Haaland, i cili me një parabolë të lehtë e dyfishoi epërsinë (53’).

Norvegjezi pastaj e vulosi fitoren me një tjetër gol të bukur, veçse këtë herë u asistua nga Bernardo Silva (68’).

Pas këtij triumfi, City ngjitët në pozitën e tetë me gjashtë pikë derisa Unitedi zë pozitën e 14-të me katër sosh./Telegrafi/