Shkëmb Manaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se do to presin që aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi.
Sipas tij nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij aktgjykimi duhet të mblidhet Kuvendi i Kosovës si dhe të nisin seancat.
Ai në Edicionin Special në Klan Kosova deklaroi se presin nga Lëvizja Vetëvendosje që t’i kthehet kushtetueshmërisë, njofton Klankosova.tv
“Ne presim që Lëvizja Vetëvendosje t’i kthehet kushtetueshmërisë, që të thirren seancat në pajtim me Kushtetutën dhe që të konstituohen organet e Kuvendit në bazë të përcaktimeve dhe të rregullores së punës dhe të rendit të ditës ashtu siç ka konstatuar Gjykata Kushtetuese dhe sipas urdhëresave që ka dhënë kjo gjykatë në këtë aktgjykim”, tha Manaj.
The post Manaj: Presim që VV t’i kthehet kushtetueshmërisë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.