E hënë, 21 Prill, 2025
spot_img
HomeSportMan Utd i zhgënjyer - s'dha asnjë gol, fiton Newcastle

Man Utd i zhgënjyer – s’dha asnjë gol, fiton Newcastle

Manchester United, nuk arriti të hënën të shënonte qoftë edhe një gol të vetme.

Por këtë e bëri dy herë skuadra kundërshtare – Newcastle, përcjell Klankosova.tv.

Mysafirët qysh në fillim e nisën mirë. Alexander Isak ia tundi rrjetën vendasve në minutën e 4-të.

Edhe goli i dytë u dha në pjesën e parë. Realizatori i saj ishte Joelinton.

United që ka vendin e 14-të në tabelë, nga pesë ndeshjet paraprake kryesisht dështoi. Kjo skuadër nga to i ka katër humbje, dhe një fitore.

Ekipi Newcastle me vendin e 5-të në tabelë, për dallim nga kundërshtarët që i mposhti sonte, nga pesë ndeshjet paraprake ka katër fitore dhe një humbje.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT