Manchester United thuhet se po shqyrton mundësinë për të mbajtur mesfushorin veteran brazilian Casemiro, ndërsa Ruben Amorim planifikon të rindërtojë skuadrën gjatë afatit kalimtar të verës.
Trajneri portugez po planifikon një ndryshim të madh në mesfushë, me një emër të madh në shënjestër, ndërsa kontrata e majme e brazilianit tashmë është nën vëzhgim.
Casemiro mund të vazhdojë qëndrimin te Manchester United edhe pas përfundimit të sezonit.
33-vjeçari brazilian, një nga lojtarët më të paguar në Ligën Premier, ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij dhe është përfolur për një largim, por United tani po e shqyrton seriozisht situatën.
Kontrata e mesfushorit zgjat deri në qershor 2026, me opsion për ta zgjatur edhe për një vit tjetër.
Casemiro
Megjithatë, ky opsion do të nënkuptonte ruajtjen e pagës së tij aktuale shumë të lartë, gjë që klubi është i hezituar ta bëjë ndërsa vazhdon përpjekjet për uljen e kostove pas epokës së lavdisë.
United ka qenë agresiv në uljen e faturës së pagave që nga largimet e David De Gea, Raphael Varane dhe Marcus Rashford, dhe Casemiro mund të jetë viktima e radhës me profil të lartë.
Sipas ESPN, nëse braziliani dëshiron të qëndrojë në Manchester, do të duhet të pranojë një ulje të ndjeshme të pagës.
Por Amorim, i cili e sheh Casemiron si një figurë kyçe në projektin e tij të ri, mund të ketë ende fjalën e tij në këtë drejtim./Telegrafi/