Man Utd e mbyll me epërsi pjesën e parë në derbin ndaj Chelseas

Man Utd e mbyll me epërsi pjesën e parë në derbin ndaj Chelseas

Manchester Unitedi e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi në derbin e rivalëve ndaj Chelseas.

“Djajtë e Kuq” janë në avantazh prej dy golave, me skuadrën londineze që ka mbetur me një lojtar më pak që nga minuta e pestë e takimit.


Roberto Sanchez me një ndërhyrje të panevojshme e la ekipin “në baltë”, ku u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Si pasojë, Maresca u detyrua të largonte menjëherë dy sulmuesit Estevao dhe Pedro Neto, pra për ta futur portierin e dytë Jorgensen si dhe mbrojtësin Adarabioyo.

Pas kësaj, Unitedi mori krejtësisht lojën në dorë. Bruno Fernandes me një gol të bukur pas asistimit të Dorgus u përkujdes ta zhbllokonte rezultatin (14’).

Situata veçse u përkeqësua për mysafirët, ku Cole Palmer nuk i pëlqeu zëvendësimi i hershëm dhe iku menjëherë në dhomën e zhveshjes, duke refuzuar të qëndrojë në stol me bashkëlojtarët.

Unitedi pastaj realizoi edhe golin e dytë – këtë herë përmes Casemiros që shënoi me kokë pas harkimit të Harry Maguire (37’).

Derbi anglez veçse u bë më interesant në përfundimin e pjesës së parë, pasi Casemiro u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë e si pasojë u përjashtua nga loja./Telegrafi/