E shtunë, 12 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeMan United triumfon me vështirësi ndaj Bodo/Glimt, vjen fitorja e parë e...

Man United triumfon me vështirësi ndaj Bodo/Glimt, vjen fitorja e parë e Amorim si trajner i “Djajve”Sinjali

Manchester United ka arritur një fitore jo të lehtë sonte ndaj ekipit norvegjez, Bodo/Glimt, në kuadër të Ligës së Evropës.

United ka triumfuar me rezultat 3-2, ndonëse në një moment u përball me disavantazh.

Sfidën e zhbllokoi që në minutën e parë Alejandro Garnacho pas një gabimi të portierit, ku nuk e pati të vështirë të shënonte me portën e zbrazët.

Megjithatë, mysafirët befasuan, duke i realizuar dy gola të shpejtë dhe përmbysur serinë e Djajve. Fillimisht Hakon Evjen barazoi shifrat në minutën e 19-të, kurse katër minuta më vonë, Zinckernagel kaloi në epërsi skuadrën e tij pas golit në minutën e 23-të.

Skuadra vendase barazoi shifrat në fund të pjesës së parë me anë të Hojlund, për të shkuar në pushim me rezultat 2-2.

E golashënuesi danez, Rasmus Hojlund i dha epërsinë e dytë skuadrës së tij, duke realizuar në minutën e 50-të, që njëherit ishte edhe goli final i takimit, duke ia dhënë tre pikë të mëdha skuadrës së tij.

Kësisoj, Manchester United tani ka dy fitore pas pesë xhirove të luajtura, duke u pozicionuar në vend të 12-të me 9 pikë.

/GazetaSinjaliSport/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT