Man United gati ofertën e “çmendur” për Realin, ofron yllin e skuadrës plus 50 milionë euro për Valverden

Man United gati ofertën e “çmendur” për Realin, ofron yllin e skuadrës plus 50 milionë euro për Valverden

Manchester United po synon të forcojë mesfushën dhe është gati të bëjë një ofertë të madhe për Real Madridin. Klubi anglez propozon të ofrojë talentin e tyre të ri, Kobbie Mainoo, plus 50 milionë euro për të siguruar shërbimet e Fede Valverdes.

Megjithatë, Madrid nuk ka ndërmend të pranojë një marrëveshje të tillë. Madrilenët e konsiderojnë uruguaian si një element kyç të skuadrës aktuale dhe një kapiten të mundshëm në të ardhmen, ndaj largimi i tij nuk është në diskutim.


Sa i përket Mainoos, ai ka potencial të madh, por nuk po gjen hapësirën e duhur te Manchester United pas ardhjes së trajnerit Ruben Amorim.

Në këtë sezon të Ligës Premier, ai ka luajtur vetëm 76 minuta në tre ndeshje, pavarësisht se kishte shprehur dëshirën për një huazim ose transferim të përhershëm gjatë verës.

Kobbie Mainoo

Raporti shton se Real Madridi po e ndjek nga afër lojtarin anglez dhe e vlerëson potencialin e tij, por ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për ndonjë lëvizje konkrete.

Vetë Mainoo ëndërron që një ditë të luajë në “Santiago Bernabeu”, por për momentin dëshiron të përqendrohet sigurojë sa më shumë minuta në fanellën e “Djajve të Kuq”./Telegrafi/