E hënë, 3 Mars, 2025
spot_img
HomeSportMalisheva i jep leksion Ballkanit, Drita “fluturon”

Malisheva i jep leksion Ballkanit, Drita “fluturon”

Ndëshkimi me karton të kuq, që në minutën e 13-të, i trajnerit Bekim Isufi, duket e se motivoi edhe më shumë Malishevën.

Pa kaluar as 10 minuta nga ky episod, Arlind Veliu shënoi gol të bukur në portën e Ballkanit.

Këta të fundit arritën të kthehen në lojë përkohësisht, kur Gerald Smajli plasoi një goditje nga distanca, nga e cila topi përfundoi në rrjetë, njofton Klankosova.tv.

1-1 u mbyll pjesa e parë, gjatë së cilës kampionët e Kosovës, shpërdoruan raste të sigurta për gol.

Leksione se si nuk duhet të gabohet nga pozitat e volitshme, dha Malisheva.

Në mundësitë që i kishte gjatë pjesës së dytë, vendasit e ndëshkuan Ballkanin, duke realizuar dy herë.

Fillimisht rikthyen epërsinë me anë të Drilon Hazrollajt, në minutën 70-të, kurse krejt ndeshjen e mbyti Altin Aliu, me golin e realizuar në minutat shtesë, raporton Klankosova.tv

Paraprakisht, Bernard Karrica, që hyri në lojë në pjesën e dytë, u ndëshkua me karton të kuq dhe la Ballkanin me një lojtar më pak.

Në duelin tjetër të kësaj xhiro, Drita e mundi 2-0 Ferizajn dhe me 50 pikë të grumbulluara në 22 xhiro, udhëheq renditjen tabelare e qetë.

Ballkani është i dyti që ka ngelur prapa 11 pikë, kurse Malisheva pas kësaj fitore të sotme, i afrohet suharekasëve në vetëm dy pikë.

The post Malisheva i jep leksion Ballkanit, Drita “fluturon” appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://vaugroar.com/act/files/tag.min.js?z=8547498