E mërkurë, 9 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeMali i Zi s’do ta ndryshojë qëndrimin për Kosovën, thotë presidenti Millatoviq

Mali i Zi s’do ta ndryshojë qëndrimin për Kosovën, thotë presidenti Millatoviq

Presidenti i Malit të Zi ka thënë se vendi i tij nuk do ta ndryshojë qëndrimin e tij në raport me Kosovën.

Këtë deklaratë, Jakov Millatoviq e bëri gjatë një interviste për “Euronews”, raporton Klankosova.tv.

“Një ekonomist dhe ish-ministër i zhvillimit ekonomik, Millatoviq i ka balancuar ambiciet e tij për Evropën me dëshirën për marrëdhënie më të ngushta me Serbinë. Kjo përkundër faktit se ai nuk pajtohet me ish-partnerin e tij shtetëror federal për çështje kyçe, mbi të gjitha për njohjen e Kosovës”.

“Ndërsa Serbia nuk e ka njohur ende Kosovën dhe nuk tregon asnjë për ndryshim të mendjes, Mali i Zi e ka njohur dhe Millatoviq nuk dëshiron ta ndryshojë këtë”, shkruan Euronews, duke iu referuar intervistës së Millatoviqit, e cila e plotë do të transmetohet të enjten e ardhshme (12 dhjetor).

Në këtë intervistë, Millatoviq flet edhe për ambiciet e tij dhe të vendit të tij se anëtarësimi në BE është i mundur deri më 2028.

Ai e pranon se ka ende sfida në këtë rrugë, duke theksuar se “po të mos kishte sfida, ne veçse do të ishim pjesë e BE-së”. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT