Qeveria e Malit të Zi ka miratuar një “letër qëllimi” për të hyrë në bashkëpunim me kompaninë amerikane By Light Professional IT Services LLC, për të nisur prodhimin e mjeteve ajrore pa pilot (dronë).
Mediat malazeze raportojnë se grupi i parë i dronëve të prodhuar do t’i dhurohet Ukrainës.
Marrëveshja, që pritet të finalizohet në shtator, kap vlerën e 15 milionë dollarëve dhe është mbështetur nga administrata amerikane e kryesuar nga presidenti Donald Trump.
Në dokumentin e miratuar më 29 maj thuhet se projekti do të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve ushtarake të Malit të Zi në kuadër të aleancës së NATO-s, do të ndihmojë Ukrainën në nevojat e saj të mbrojtjes dhe do të forcojë pozicionin ndërkombëtar të Malit të Zi si një partner i besueshëm në fushën e pajisjeve moderne ushtarake.
Letra e qëllimeve është planifikuar të nënshkruhet nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, shqiptari Nik Gjeloshaj, dhe drejtori i kompanisë amerikane, Robert J. Donahue.
Marrëveshja përfshin gjithashtu angazhimin e kompanive nga Mali i Zi dhe rajoni në testimin e sistemeve pa pilot, përfshirë si ato ajrore ashtu edhe ato nënujore. Qeveria ka konfirmuar se është e gatshme të ofrojë për Ukrainën serinë e parë të dronëve dhe pajisjeve shoqëruese.
Nga ana tjetër, Ambasada Amerikane në Mal të Zi deklaroi se: “Mali i Zi tregon kështu seriozitetin e tij në përmbushjen e detyrimeve të tij të NATO-s, veçanërisht tani që aleatët evropianë pritet të marrin një barrë më të madhe për sigurinë e tyre, duke përfshirë investimin në sistemet ajrore amerikane pa pilot.”
Ambasada gjithashtu theksoi se miratimi i kësaj marrëveshjeje do të ndihmojë sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin e përbashkët në rajon, duke inkurajuar investime të mëtejshme në industrinë e mbrojtjes.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);