Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka bërë të ditur sot se vendi është pranë një vendimi për të futur orarin e punës shtatëorësh, si pjesë e një reforme të madhe në tregun e punës.
“Pas një shqyrtimi të gjerë se si të gjejmë një model që do të kënaqte si sindikatat ashtu edhe punëdhënësit, mund të themi se jemi afër një zgjidhjeje në lidhje me futjen e orarit shtatëorësh të punës”, tha Spajiq.
Kjo iniciativë pritet të konkretizohet javën e ardhshme, kur Ministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Naida Nishiq, do të udhëheqë raundin e radhës të diskutimeve me sindikatat dhe përfaqësuesit e sektorit privat.
Në njoftimin e zyrës së kryeministrit thuhet se gjatë këtyre konsultimeve pritet të qartësohet versioni përfundimtar i reformës, e cila synon të ndryshojë qasjen ndaj orarit të punës në vend.
Siç është bërë e ditur, qëllimi i kësaj mase është që, përmes një procesi gjithëpërfshirës konsultimesh, të zbatohet një reformë që “të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve dhe më shumë kohë për familjet, por edhe punë më efikase dhe produktive”.
Qeveria e Malit të Zi kishte paralajmëruar më herët se orari i punës shtatëorësh do të zbatohet në të dy sektorët – atë privat dhe publik – në përputhje me premtimet e dhëna në fushatën parazgjedhore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);