E mërkurë, 7 Maj, 2025
spot_img
HomeTeknologjiMakthit të buletinëve informativë në postën tuaj elektronike duket se po i...

Makthit të buletinëve informativë në postën tuaj elektronike duket se po i vjen fundi

Menaxhimi i abonimeve në buletinët informativë në postën tuaj elektronike është një tmerr i vertetë megjithatë Google ka lajme të mira. Kompania ka punuar prej kohësh në një funksionalitet për të adresuar dyndjen e postës suaj elektronike me e-mail-e të këtij lloji dhe ka filluar të lançohet.

Raportuar së pari nga 9to5Mac, Google ka prezantuar një faqe të re ruajtur “Manage Subscriptions” ku përdoruesit e Gmail mund të ç’abonohen nga këto buletinë informativë me një klikim të vetëm.

Është një përditësim në anën e serverit andaj përdoruesve nuk janë të detyruar të bëjnë një ndërhyrje për të pasur qasje në këtë funksionalitet.

Përkundrazi kur të bëhet i disponueshëm do të shfaqet në mënyrë automatike në llogarinë tuaj. Sipas medias në fjalë, kjo veçori filloi të shfaqej në disa llogari e-mail-i, disa pajisje dhe në Gmail për Android.

Ata që fituan qasje panë një mesazh tu shfaqej ku informoheshin për ndryshimin në fjalë. Megjithatë veçoria nuk është ende gjerësisht e disponueshme, por vjen në formën e një lançimi gradual në Gmail në ueb, Gmail për Android dhe iOS.

/PCWorld Albanian

https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v10.0

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT