Një nga automjetet që Papa Françesku përdori për të përshëndetur besimtarët gjatë vizitës së tij në Betlehem në vitin 2014, do të shndërrohet në një klinikë shëndetësore të lëvizshme, për të ndihmuar fëmijët në Rripin e Gazës, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky projekt humanitar po realizohet nga organizata bamirëse Caritas, me mbështetjen e Vatikanit, si pjesë e dëshirës së fundit të Papës për të ndihmuar civilët palestinezë, në veçanti fëmijët, që po përballen me pasojat e luftës.
“Do të ketë teste të shpejta, komplete qepjeje, shiringa, furnizime me oksigjen, vaksina dhe një frigorifer të vogël për ruajtjen e ilaçeve”, thuhet në deklaratën e Caritas.
Vatikani sqaroi se kjo nismë u ndërmor si “dëshira e fundit e Papës për fëmijët e Gazës” para vdekjes së tij muajin e kaluar. Automjeti ndodhet aktualisht në Betlehem dhe pritet të hyjë në Gaza sapo Izraeli të lejojë një korridor humanitar.
Sipas UNICEF, që nga shpërthimi i konfliktit në tetor 2023, lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka marrë jetën e mbi 15,000 fëmijëve dhe ka zhvendosur afro një milion njerëz.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);