Makina del nga rruga në Qafë Mali, shoferi humb jetën pas rrëzimit në humnerë

news image

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor “Qafë Mali–Fierzë”, ku shtetasi P. U., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, forcat zjarrfikëse dhe ambulanca, të cilat kanë konstatuar se shtetasi P. U. ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, raporton euronews.albania.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/