Një burrë 39-vjeçar u arrestua nga policia në Tiranë pas një aksidenti të shkaktuar nga manovrat e rrezikshme me makinën e tij, gjatë të cilit përplasi pesë këmbësorë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ngjarja ndodhi të premten në rrugën “Halit Haxhija”, ku shtetasi P.B., duke drejtuar një “Audi”, humbi kontrollin e mjetit dhe përplasi këmbësorët.
Pas përplasjes, 39-vjeçari braktisi makinën dhe u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua më vonë nga specialistët e Komisariatit Nr. 5 dhe shërbimet e qarkullimit rrugor. Viktimat u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Automjeti i përdorur u sekuestrua dhe shoferit iu hoq patenta. Materialet e rastit janë referuar Prokurorisë së Tiranës për procedim të mëtejshëm.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!