Punch, majmuni i vogël që u braktis nga nëna e tij, duket se është pranuar nga grupi i tij i majmunëve në Japoni.
Fotografitë prekëse teksa ngjitet pas një lodre majmuni prej pelushi për shoqëri, u bënë virale gjithandej botës.
I lindur në korrik të vitit të kaluar, Punch është rritur nga rojet në kopshtin zoologjik të qytetit Ichikawa, duke e ushqyer me dorë dhe duke u kujdesur për të, shkruan Klankosova.
Por për shkak se majmunët e vegjël ngjiten pas nënave të tyre që nga koha kur lindin, stafit iu desh të ndërhynte dhe t’i ofronte objekte të tjera Punch-it për t’i përqafuar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


