Majk befason me deklarata: Shqetësuese rritja e eskortave në vendin tonë, cilësohen si modele e influencere dhe janë shumë të respektuara në shoqërinë tonë

Majk befason me deklarata: Shqetësuese rritja e eskortave në vendin tonë, cilësohen si modele e influencere dhe janë shumë të respektuara në shoqërinë tonë

Reperi i njohur shqiptar, Majk, ka bërë sërish dekalrata të fuqishme dhe provokuese në rrjetin social Threads, duke tërhequr vëmendjen e fansave dhe mediave.

Pak ditë më parë, reperi kishte shkruar një mesazh reflektues: “Para 15 vjetësh i ke numëruar në gishta konsumuesit e drogës, sot i numëron në gishta ata që s’e konsumojnë”.


Por më së fundi, ai ka bërë një tjetër postim që ka ngjallur reagime të shumta: “Edhe më shqetësuse është rritja e eskortave në vendet tona, eskorta që në shikim të parë duken normale, cilësohen si ‘modele’, ‘influencerka të rrjeteve sociale etj…edhe janë shumë të respektuara e të ngritura në shoqërinë tonë, ja kemi kaluar Bullgarisë, Moldavisë moti…”.

Foto: Majk/Threads

Komente të tilla të Majkut kanë shkaktuar diskutim të gjerë mes ndjekësve të tij, disa duke e mbështetur për guximin në shprehjen e mendimeve, ndërsa të tjerë duke kritikuar tonin dhe përmbajtjen e postimeve.

Ky është një tjetër moment që reperi nuk ngurron të ndajë refleksionet e tij sociale, duke u bërë një nga zërat më të komentuar në rrjetet sociale shqiptare. /Telegrafi/