Mainoo në janar do të largohet nga Man Utd, pritet transferimi te rivali i Djajve të Kuq

Mainoo në janar do të largohet nga Man Utd, pritet transferimi te rivali i Djajve të Kuq

Kobbie Mainoo mund të jetë një nga emrat e mëdhenj që do të lëvizë në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori i talentuar i Manchester United nuk po gjen hapësirë në “Old Trafford” dhe kjo ka bërë që Newcastle United të shfaqë interes serioz për të.


21-vjeçari deri më tani ka luajtur vetëm 73 minuta në Ligën Premier, duke treguar se nuk është pjesë e planeve kryesore të trajnerit.

Për më tepër, kërkesa e tij për huazim gjatë verës u refuzua nga klubi, por situata duket se mund të ndryshojë në dimër.

telegrafi.com

TalkSport raporton se Eddie Howe e vlerëson lart mesfushorin anglez dhe kjo mund ta shtyjë Newcastle të testojë vendosmërinë e “Djajve të Kuq” për ta mbajtur.

Ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një huazim apo një marrëveshje të përhershme, por raportet theksojnë se interesimi i “Magpies” është real dhe mund të konkretizohet shpejt. /Telegrafi/