Magjia e sportit të vjen edhe sonte ekskluzivisht në Artmotion, ku do të transmetohen tri ndeshje nga top ligat evropiane të futbollit dhe ndeshja basketbollistike e Superligës së Kosovës në kategorinë e femrave.
Nga ora 19:00 në Sport 3 në Artmotion transmetohet live ndeshja Peja 03 – Penza, që do të jetë nën komentimin e gazetares dhe komentatores Ulpiana Emras.
Kurse në Sport 1 nga ora 20:45 do të transmetohet live në Artmotion ndeshja mes Empolit dhe Torinos, që do të jetë nën komentimin e Andi Shabanit.
Një ndeshje tjetër që do të transmetohet në kanalet sportive të Artmotion do të jetë ajo mes Toulouse dhe St Etienne që do të nis nga ora 20:45.
E, nga ora 21:00 në Sport 2 do të transmetohet ndeshja mes Valladolidit dhe Valencias që do të jetë nën komentimin e Andin Lokajt.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>