Inter dhe Milan sonte ballafaqohen mes vete në finalen e Superkupës italiane të futbolit.
Dy skuadrat emblematike të qytetit të modës, njihen si rivalë të përbetuar për më shumë se një shekull, andaj çdo përballje mes tyre, pos futbollit të luftuar, ka prodhuar dinamikë, tension e shumëçka tjetër, njofton Klankosova.tv.
Beteja e sotme e ka edhe një ‘medalje’ të veçantë për këto dy ekipe, pasi shkëlqimi në këtë finale, do t’i bënte “Nerazzurët” ose “Rossonerët” të parët që e kanë fituar katër herë radhazi këtë kompeticion.
Milani ka triumfuar shtatë herë në një finale të tillë, prej të cilave tri herë rresht (1992, 1993, 1994), kurse Interi që tetë herë e ka ngritur lartë trofeun e tillë, e fitoi edhe në tri edicionet e fundit (2021, 2022, 2023), raporton Klankosova.tv.
Nëse “Zi-kaltërtit” fitojnë sonte, do ta barazonin Juventusin që plot nëntë herë e ka fituar Superkupën, kurse nëse ndeshja e sotme i takon “Kuq e Zinjëve”, atëherë këta të fundit do ta barazonin rivalin e qytetit.
Inter – Milan, nis sonte nga ora 20:00 dhe transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion!
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>