Friday, March 20, 2026
spot_img
HomeLajmeMagazina me 4 mijë rrënjë kanabis, lihet i lirë drejtori i burgut...

Magazina me 4 mijë rrënjë kanabis, lihet i lirë drejtori i burgut të Rrogozhinës, në kërkim i vëllai

12 orë pas dorëzimit në polici, drejtori i burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa është lënë i lirë nga policia.

Hasa do të hetohet në gjendje të lirë pas zbulimit të një magazine në pronësi të tij në Peqin, brenda së cilës u gjetën 4 mijë bimë kanabis. Fillimisht, Hasa u shpall në kërkim nga policia një ditë më parë dhe disa orë më pas ai u paraqit vullnetarisht në polici.

Në dëshminë e tij para grupit hetimor, Bilal Hasa ka deklaruar se nuk ka lidhje me asnjë aktivitet të paligjshëm dhe se me banesën e tij merret i vëllai, Romario Hasa. Policia, pasi i ka marrë dëshminë, e ka lënë të lirë. Ndërsa në kërkim është shpallur i vëllai i tij.

Bilal Hasa është pezulluar nga detyra me vendim të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve deri sa të sqarohet ngjarja nga organet kompetente.

Magazina me hashash u zbulua më 19 mars në fshatin Kurtaj, Peqin. Në vendin e ngjarjes janë gjetur sende të shumta që kanë gjurmë ADN-je, të cilat do të ekspertohen nga hetuesit.

Ndërsa një transformator ishte vendosur në dispozicion të magazinave; për këtë arsye përgjegjësi i OSHEE për Peqinin, Ervis Maçi, me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën, është shpallur në kërkim.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT