Në Evropë, presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se ka biseduar me presidentin Masoud Pezeshkian dhe ka bërë thirrje ndaj Iranit që të ndalojë sulmet ndaj vendeve të Gjirit.
Macron shtoi se gjithashtu theksoi rëndësinë e “rikthimit të lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit” dhe “ruajtjen e infrastrukturës energjetike dhe civile”.
Lideri francez tha se ka bërë thirrje që Irani të angazhohet në negociata “me vullnet të mirë” – duke shtuar se kjo do të “hapte një rrugë drejt de-eskalimit”., raporton BBC, transmeton Sinjali.
Ndërkohë, presidenti izraelit, Isaac Herzog, tha se ka biseduar gjithashtu me Macron. Në një postim në rrjetet sociale, zyra e Herzog-it tha se presidenti theksoi rëndësinë e vazhdimit të operacionit “për të parandaluar që Irani të marrë ndonjëherë një armë bërthamore dhe për të shkatërruar kapacitetet e tij të raketave balistike”.
Presidenti izraelit po ashtu i ka thënë Macronit se “një vizion paqeje me Libanin është objektivi i duhur”, por kjo kërkon që Izraeli të shkatërrojë kapacitetet e Hezbollah-ut.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


