Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, përveçse se mori pjesë në funeralin e Papa Françeskut, shfrytëzoi vizitën në Vatikan për të zhvilluar disa takime me kardinalët që më 7 maj do të nisin konklavën, pra procesin e zgjedhjes së liderit të ri të Kishës Katolike.
Sipas euronews, takimet e presidentit francez me kardinalë të rangut të lartë dhe zyrtarë të lartë të Kishës Katolike, të zhvilluara në margjinat e funeralit të Papës Françesku të shtunën e kaluar në Vatikan, kanë shkaktuar shumë polemika në Itali, me spekulime të shumta se ndoshta po përpiqet të ndikojë në zgjedhjen e papës së ardhshëm.
Shtypi italian e ka quajtur këtë një formë “ndërhyrjeje të Mbretit Diell modern”, pasi lideri francez zhvilloi një takim në ambasadën franceze në Romë me katër bashkëkombës që do të marrin pjesë në konklavë: kryepeshkopin e Marseille, Jean-Marc Aveline, ipeshkvin e Ajaccio-s, François Bustillo, apostolin në SHBA, Christophe Pierre dhe kryepeshkopin emeritus të Lyonit, Philippe Barbarin.
Të katërt janë kardinalë me të drejta të plota, ndërsa dy prej tyre — Aveline dhe Bustillo — konsiderohen si kandidatë potencialë për të qenë Papa i ardhshëm.
Para takimit në ambasadë, Macron thuhet se ka darkuar në një restorant të njohur në Romë me Andrea Riccardin, themeluesin e komunitetit Sant’Egidio, organizatë me ndikim të madh në Kishë, e njohur për punën humanitare dhe misionet e paqes jashtë vendit.
Kjo ishte e mjaftueshme që mediat vendase të besonin se lideri francez po organizon një “parakonklavë” të tijën, me qëllimin për të “shtyrë përpara” kandidatin e tij të preferuar — dhe nëse është e mundur, një francez.
Megjithatë, Riccardi – i cili besohet të ketë besimin e shumë kardinalëve, konsiderohet si një nga personat më të lidhur brenda Kishës, dhe gjithashtu ka një simpati për Francën, ku ka studiuar – i hodhi poshtë këto thashetheme, duke deklaruar për gazetën italiane Il Foglio se teoria për një “komplot Macron–Sant’Egidio” është “idiotizëm”.
Franca nuk ka pasur Papë që nga shekulli i XIV-të. Papa i fundit francez ishte Gregori XI, i cili vdiq në vitin 1378.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);