âPo hyjmë në një epokë të reâ.
Këto janë fjalët me të cilat presidenti francez Emmanuel Macron, iu drejtua popullit këtë mbrëmje nga Elysee.
Siç shkruajnë mediat ndërkombëtare, Macron e përshkruajti se si SHBA-ja ka ndryshuar pozicionin e saj për luftën në Ukrainë dhe ka kërcënuar Evropën me rritjen e tarifave tregtare.
âPo ju drejtohem sot në mbrëmje, për shkak të situatës ndërkombëtare. Ju jeni legjitimisht i shqetësuar duke pasur parasysh ngjarjet historike që po ndodhin. Shtetet e Bashkuara kanë ndryshuar qëndrimin e tyre për luftën në Ukrainë. Vetë Shtetet e Bashkuara duan të vendosin tarifa ndaj Evropës. Kërcënimi terrorist. Ne po hyjmë në një epokë të reâ, tha Macron.
âKush mund të besojë se Rusia do të ndalet në Ukrainë? Përballë kësaj bote në rrezik, të mbetesh spektator do të ishte çmenduri. Rusia është bërë një kërcënim për Francën dhe Evropën. Situata që po ju përshkruaj është kjo, dhe ne duhet të jetojmë me të. Dhe rruga drejt paqes nuk mund të jetë pa Ukrainën. Paqja nuk mund të jetë kapitullimi i Ukrainës. Nuk mund të harrojmë se Rusia filloi pushtimin e Ukrainës në 2014â, u shpreh Macron.
Ai theksoi se Franca, së bashku me Ukrainën dhe vendet e tjera evropiane kanë përgatitur një âplan të fortë dhe të qëndrueshëm për paqenâ dhe se pasi të arrihet paqja, paqeruajtësit evropianë mund të vendosen për ta siguruar atë.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>