E premte, 6 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeMacron i bën thirrje Brazilit, Indisë dhe Kinës të ushtrojnë presion mbi...

Macron i bën thirrje Brazilit, Indisë dhe Kinës të ushtrojnë presion mbi Rusinë; Lula kërkon finalizimin e marrëveshjes me BE-në

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Paris, presidenti francez Emmanuel Macron u bëri thirrje vendeve si Brazili, India dhe Kina që të përdorin ndikimin e tyre për të ushtruar presion mbi Rusinë me qëllim t’i jepet fund luftës në Ukrainë, shkruan Gazeta Sinjali.

Konferenca u mbajt në kuadër të vizitës shtetërore të presidentit brazilian Luiz Inacio Lula da Silva në Francë.

Macron theksoi se komuniteti ndërkombëtar ka nevojë për një angazhim më të gjerë nga fuqitë e mëdha, përtej Evropës dhe SHBA-së, për të ndalur konfliktin në Ukrainë.

Nga ana tjetër, presidenti Lula kërkoi nga Macron që Franca të japë dritën jeshile për finalizimin e marrëveshjes tregtare ndërmjet Bashkimit Evropian dhe bllokut ekonomik të Amerikës Jugore, Mercosur.

“Hap pak zemrën për këtë mundësi për të finalizuar këtë marrëveshje me Mercosurin tonë të dashur. Kjo marrëveshje do të ishte përgjigjja më e fortë që rajonet tona mund të japin përballë pasigurisë që po sjell rikthimi i unilateralizmit dhe proteksionizmit tarifor,” tha Lula, duke aluduar në politikat ekonomike të ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT