E shtunë, 10 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeMacron dhe Trump diskutojnë për Ukrainën: Duhet të angazhohemi pa ndërprerje për...

Macron dhe Trump diskutojnë për Ukrainën: Duhet të angazhohemi pa ndërprerje për arritjen e një armëpushimi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, lidhur me situatën e tensionuar në Ukrainë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Macron ka theksuar se duhet të punohet pandërprerë për të arritur një armëpushim në Ukrainë, duke shtuar se e mbështet fuqimisht iniciativën e presidentit amerikan për një ndërprerje të përkohshme të luftimeve.

“E përshëndesë thirrjen e fuqishme për një armëpushim të pakushtëzuar 30-ditor, siç bënë edhe partnerët tanë britanikë dhe nordikë mëngjesin e sotëm”, ka thënë Macron.

Ai gjithashtu ka kujtuar se Ukraina ka treguar gatishmëri për një marrëveshje të tillë prej muajsh, dhe tashmë është radha e Rusisë të veprojë.

“Ukraina ka shprehur mbështetjen për këtë lloj të armëpushimit afërsisht dy muaj më parë. Tani pres që Rusia të veprojë njësoj”, ka shtuar ai.

Ndërkohë nëse Moska nuk e pranon këtë propozim, presidenti francez ka paralajmëruar se Evropa është gati të reagojë në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në rast se kjo nuk ndodhë, ne jemi të gatshëm të reagojmë me vendosmëri, së bashku me të gjithë evropianët dhe në koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara”, ka përfunduar Macron.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT