Macron ‘bllokohet’ nga autokolona e Trump në Nju Jork – telefonon presidentin amerikan dhe i kërkon ‘të lirojë rrugën’

Macron 'bllokohet' nga autokolona e Trump në Nju Jork – telefonon presidentin amerikan dhe i kërkon 'të lirojë rrugën'

Një situatë e pazakontë ndodhi të hënën në Nju Jork, kur presidenti francez Emmanuel Macron mbeti i bllokuar nga autokolona që shoqëronte presidentin amerikan Donald Trump.

Siç pretendohet në përshkrimin e pamjeve, rrugët u mbyllën për sigurinë e presidentit amerikan, duke ndalur edhe presidentin Macron, përcjell Telegrafi.


Një polic i kërkoi ndjesë duke thënë: “Më vjen keq, zoti President, gjithçka është e bllokuar tani”.

Pas kësaj, presidenti francez thuhet se e telefonoi presidentin amerikan dhe me shaka i kërkoi atij të “lironte rrugën”.

Macron, i qetë dhe me një buzëqeshje të lehtë, takoi kalimtarët që shfrytëzuan momentin për fotografi me të.

Pamjet u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, duke e kthyer këtë episod të shkurtër në një skenë të rrallë ku diplomacia u përplas me trafikun e Manhattan-it. /Telegrafi/