E enjte, 24 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajme“Ma mbytën djalin e hasretit, Prokurori për përfitime të veta mbylli rastin…”,...

“Ma mbytën djalin e hasretit, Prokurori për përfitime të veta mbylli rastin…”, Prokuroria mbyll rastin e Adnan Mulecit, reagon familja (VIDEO)

Një vizitë në spital e një operacion i cili i solli vdekjen brenda 5 ditësh…

Kjo qe tragjedia për familjen Muleci në Pejë, të cilët e humbën të birin e tyre të vetëm 31-vjecar.

Para më shumë se 8 muajsh, KIKS Kosova kishte publikuar hulumtimin tronditës mbi rastin e Mulecëve të Pejës, të cilët po akuzojnë kirurgun Bujar Vrella për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

Raportimin KIKS Kosova e vazhdoi edhe një vit pas vdekjes së Adnan Mulecit, për vënë në pah se institucionet e drejtësisë ende nuk kishin dhënë ndonjë verdikt.

Vetëm një muaj pas, KIKS Kosova merr vesh që Prokuroria Themelore në Pejë ka vendosur që të mbyllë rastin e Adnanit, sipas tyre në mungesë të provave.

Pas shumë muajsh, ekipi i KIKS Kosovës trokiti në derën e nënës Mevlyde e cila po dergjet nga mërzia.

Me lot në sy, ajo flet për gjendjen e rëndë të familjes Muleci që pas vdekjes së të birit e pas dy muajsh edhe të kryefamiljarit.

Fjalët e mërzinë e të shoqit i cili i ndërroi jetë vetëm dy muaj pas të birit, po i kujton cdo ditë Myvlydja.

E rënduar psiqikisht, e ëma e Adnanit thotë se po i vie rëndë edhe të jetojë në shtëpinë që e ndërtuan i biri e i shoqi.

Mërzinë ia shtoi edhe një lajm që mori ditëve të fundit.

Teksa qëndronte e vetme në shtëpi, nënë Mevlydes i erdhi zarfi me lajmin se Prokuroria kishte pushuar hetimet mbi vdekjen e Adnanit dhe kishte mbyllur rastin.

Mbyllja e rastit nga Prokuroria, Mulecët thonë se po i shtynë në dyshimin se një gjë e tillë ka ndodhur për përfitime personale të tyre.

Lajmi për mbylljen e rastit e kishte shkatërruar sipas saj edhe një herë të motrën Marigonën.

Një veprim i tillë nga Prokuroria Themelore në Pejë, Marigona thotë se i ka humbur gjithë besimin në institucione.

Kjo për faktin se sipas saj Prokuroria ka marrë për bazë një ekspertizë mjekësore të cilën në fillim të hetimit e kishte hudhur poshtë.

Për KIKS Kosovën, Marigona gjithashtu rrëfen se nuk u ftua në marrjen në pyetje të dëshmitarëve të fundit, ani pse më herët ishte ftuar e kishte qenë prezente në të gjitha proceset.

Mulecët e mbrojtja e tyre tanimë kanë adresuar ankesë për këtë mbyllje në Prokurorinë e Apelit dhe po presin përgjigje.

Për shkak të mosbesimit në institucionet e vendit tonë, Marigona për KIKS Kosovën tha se do bëjnë e do sjellin një ekspertizë ligjore prej jashtë vendit.

Adnan Muleci vdiq më 5 qershor të vitit të kaluar si pasojë e shokut septik, për të cilin familja po akuzojnë kirurgun pejan Bujar Vrella për neglizhencë e trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

The post “Ma mbytën djalin e hasretit, Prokurori për përfitime të veta mbylli rastin…”, Prokuroria mbyll rastin e Adnan Mulecit, reagon familja (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT