Thursday, April 2, 2026
spot_img
HomeLajme“Ma kujtoi babën e ndjerë”, Agon Fehmiu: Franko Foda i caktoi lojtarët...

“Ma kujtoi babën e ndjerë”, Agon Fehmiu: Franko Foda i caktoi lojtarët që ishin në formë (VIDEO)

Gazetari i sportit të basketbollit, Agon Fehmiu, ka vlerësuar formacionin e Kosovës në futboll, të përzgjedhur nga trajneri Franco Foda mbrëmjen e 31 marsit, në ndeshjen kundër Turqisë.

Ai, në Rubikon të Klan Kosova, tha se madje Foda ia ka kujtuar babanë e tij të ndjerë, profesorin dhe trajnerin Arsim Fehmiu.

“Ajo që më ka pëlqyer te Foda, ma ka çuar mallin e babës tem, trajnerit – disiplina! Ai që ka qenë në formë, ai ka luajtur, jo emrat. Nëse je në formë, luan. Te Franco Foda nuk luan rol emri. Nëse përpara ka pasur aludime se Agim Ademi po e cakton reprezentacionin dhe përbërjen e Kosovës, kësaj here Franco Foda ka thënë, e dini çka? Unë e caktoj. Dhe i ka caktuar ata që kanë qenë në formë, dhe kjo u dëshmua”, deklaroi Fehmiu.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT