Ekipi “m1x” është kthyer të rezultatet pozitive në Counter Strike 2, duke mposhtur ekipin kosovar “Mana”, në kuadër të turneut Nodëwin Clutch Series 1 Closed Qualifier.
Ekipi me tre ish pjesëtarët e Bad News Ealges ishte dukshëm më i mirë, për të fituar me rezultat bindës të dy mapet.
Fillimisht në “de_dust2”, “m1x” regjistruan fitore me rezultat 13:8, ku shkëlqeu suedezi Tim ‘nawwk’ Jonasson me 21 eliminime, ndihmuar nga Flatron ‘juanflatroo’ Halimi me 16 sosh.
E njëjta ‘histori’ ndodhi edhe në “De_Ancient”, veçse këtë herë ‘m1x’ fituan me rezultat 13:8. Prapë ‘nawwk’ ishte më i miri me 22 eliminime, ndihmuar nga ‘juanflatroo’ me 16 sosh.
Kësisoj, “m1x” ka nevojë edhe për një fitore që të kualifikohet tutje, ndërsa do të përballet me fituesin e ndeshjes Nuclear Tigers – Dziuseppe.
“Mana” gjithashtu do ta ketë edhe një mundësi tjetër, ku fillimisht do të përballet me humbësin e ndeshjes më lartë, e pastaj do ta zhvillojë edhe një ndeshje tjetër./Telegrafi/