E premte, 11 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajme“LVV po vazhdon të gënjejë publikisht”, Gruda reagon për deklaratat rreth Ligjit...

“LVV po vazhdon të gënjejë publikisht”, Gruda reagon për deklaratat rreth Ligjit të Amnistisë

Përparim Gruda nga PDK-ja i ka reaguar dy deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbrësha Kryeziu dhe Artan Abrashi rreth deklaratave për Ligjin për Amnistinë.

Gruda tha në një postim në Facebook se “LVV po vazhdon të gënjejë publikisht” për këtë ligj.

“Sot, deputetja Arbrësha Kryeziu dhe deputeti Artan Abrashi, në emër të kësaj partie, kanë mashtruar opinionin duke thënë se me këtë ligj janë falur edhe veprat penale të vrasjes.Kjo është tërësisht e pavërtetë. Neni 4 i ligjit e përcakton qartë se nga amnistia përjashtohen veprat penale që kanë rezultuar me lëndime të rënda trupore ose me vdekje”.

“Ky manipulim i përsëritur disa herë nga LVV është i lehtë për t’u demantuar, mjafton ta lexoni vetë nenin 4 të ligjit dhe do ta shihni të vërtetën”, shkruan ai, transmeton Klankosova.tv.

The post “LVV po vazhdon të gënjejë publikisht”, Gruda reagon për deklaratat rreth Ligjit të Amnistisë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT