Nxënësit nuk përfunduan mësimin, por politikanët nisën fushatën në shkollë.
Brenda institucionit arsimor në Gjilan, Lëvizja Vetëvendosje, grave që i pret në tubim ua la nga një zemër kartoni, për t’ua marrë votën, raporton Klan Kosova.
Votën nuk dihet kujt ua japin, por emrin e partisë e thirrën kur mysafirët kryesorë erdhën.
Një nga nikoqirët nisi të ju flasë përs’dytsh atyre që erdhën nga qendra e në veçanti Ardita Sinanit, që erdhi nga Presheva.
Kur ajo doli në foltore, rrallë duke çuar kokën nga letra ku lexonte, theksoi sfidat me të cilat përballen gratë, por jo vetëm në Preshevë.
Pa letër në binë doli Mimoza Kusari-Lila, e cila ua dha të pranishmeve një sfidë.
Si për plot çështje, kandidati i këtij subjekti për deputet, Glauk Konjufca, edhe të qenit në këtë komunë të Anamoravës i jep një epitet.
Bile ky u tregoi se çka e ka Gjilani Preshevën.
Në rreshtin e parë, më tepër vëmendja qe në telefon se tek fjalimi i tij, por atyre që e dëgjuan u premtoi se çështja e trashëgimisë së pasurisë për vajzat e gratë do rregullohet me ligj.
A i bindën këto fjalë nuk dihet, por plot gra këtu zemrat ua lanë përtokë. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>