Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për media në orën 19:00.
Lajmi u bë i ditur nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, raporton Klankosova.tv.
Ajo tha se konferenca do të mbahet nga shefja e GP të LVV-së, Arbërie Nagavci.
Ndonëse nuk u bë e ditur tema e konferencës, parashihet se do të flitet për çështjen e Presidentit.
LVV-ja pak orë më parë, njoftoi se ka propozuar Glauk Konjufcën si kandidat për President të vendit.
Partitë tjera opozitare të Kuvendit nuk kanë dalë me emra, por kanë kritikuar veprimin e LVV-së, duke e konsideruar si akt që çon drejt zgjedhjeve të reja. /Klankosova.tv


