Ka përfunduar numerimi i votave për zgjedhjet e kryetarit të komunës së Shtimes.
Sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! (LVV), Qemajl Aliu, ka siguruar fitore në raundin e parë, duke kaluar pragun e nevojshëm prej 50 për qind.
Nga të gjitha 33 vendvotimet e procesuara (100%), Aliu ka marrë 50,47% të votave, që përkthehen në 6,934 vota.
Pas tij renditet kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Ramusa, me 37,13% (5,101 vota).
Rezultatet për kandidatët e tjerë janë:
Kastriot Shabani (LDK) – 11,78% (1,619 vota)
Ramë Bislimi (AAK) – 0,62%