Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushtaku, ka kritikuar ashpër kryeministrin e vendit për, siç thotë ajo, refuzimin për të respektuar rendin kushtetues dhe për të dorëzuar detyrën ekzekutive në përputhje me ligjin dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Në një deklaratë për media, Lushtaku theksoi se dorëheqja e Qeverisë është e përcaktuar me ligj dhe se institucionet përkatëse tashmë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.
“Kemi ligje që e specifikojnë dorëheqjen e ekzekutivit. Detyrat tona i kemi përfunduar – ajo tashmë është pjesë e gjyqësorit. I kemi dorëzuar të gjitha dokumentet që dëshmojnë se kjo qeveri nuk po respekton obligimet e veta,” u shpreh ajo.
Deputetja e LDK-së akuzoi më tej kryeministrin për mungesë përgjegjësie dhe përpjekje për të anashkaluar Kushtetutën.
“Ai nuk dëshiron ta dorëzojë ekzekutivin. Ky është problem shumë i madh kur udhëhiqesh nga një njeri që nuk dëshiron t’i përgjigjet Kushtetutës. Nuk e kupton parimin bazik të demokracisë,” theksoi Lushtaku.
Sa i përket votimit për kryetarin e Kuvendit, ajo vlerësoi se secili deputet ka të drejtë të vendosë në mënyrë të pavarur.
“Në emër të transparencës, secili deputet është i lirë të votojë,” tha ajo.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);