Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku i ka reaguar kreut të VV-së, Albin Kurtit për deklaratat e tij sulmuese ku përfshinë ish-krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë.
Lushtaku ndër tjera duke iu referuar Kurtit ‘misionar’, thotë se ai flet shqip, por mendjen e ka të koordinuar me Beogradin kriminal, transmeton klankosova.tv.
”Një i lig dhe i paftyrë mbrëmë kishte llomotitur në një studio televizive, duke përmendur emrat e heronjve Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.
I frikësuar nga hija e tyre dhe në panik, po bën maksimumin për t’i dëmtuar ata në procesin delikat në të cilin ndodhen.
Albin “misionari” flet shqip, por mendjen e ka të sinkronizuar me Beogradin kriminal”.
The post Lushtaku i reagon Kurtit: Flet shqip, por mendjen e ka të sinkronizuar me Beogradin kriminal appeared first on Klan Kosova.