Kandidati për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, ka deklaruar se ata që nuk e respektojnë Prokurorinë dhe Kushtetutën duhet të “tërhiqen zvarrë nëpër rrugët e Prishtinës”, transmeton Klankosova.tv.
“Mendoj që amerikanët për neve janë alfa dhe omega e shtetit. Pa amerikanët me siguri që Kosova e ka të vështirë të qëndrojë në kambët e veta sepse ne ende nuk kemi institucione të forta që kemi mundësi vetë…prandaj na duhen miqtë sic janë Amerika dhe Evropa”, ka thënë Lushtaku në emisionin Jehona Politike në Klan Kosova.
“Unë mendoj që qytetarët e këtij vendi duhet me dalë në rrugë dhe me dalë në protest dhe duhet me kërku që ata që nuk e respektojnë Kushtetutën, nuk i respektojnë ligjet e Kosovës, nuk e respektojnë Prokurorinë, unë mendoj që ata duhet t’i ngrehim zvarrë nëpër rrugët e Prishtinës”, shtoi ai, përcjell Klan Kosova.
Lushtaku më pas u pyet nëse do të dilte vetë në rrugë, dhe nëse e sheh vetëm rrugën si zgjidhje.
“Me siguri që po. I gatshëm jam”.
“Për mua nuk ka zgjidhje të dytë [përpos rrugës]. Mendoj që Albin Kurti nuk e meriton që të jetë kryeministër i vendit tim”.
The post Lushtaku: Duhet t’i ngrehim zvarrë në rrugë ata që s’e respektojnë Kushtetutën dhe Prokurorinë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.