Kryetari i Degës së PKD-së në Skenderaj, njëherësh kandidat për kryetar të kësaj komune, ka hedhur akuza të rënda ndaj kreut të LVV-së, njëherësh kryeministër në detyrë, Albin Kurti.
Në emisionin më të ri në Klan Kosova, “Jehona Politike”, Lushtaku tha se Kurti i shërben politikës së Vuçiqit.
“Unë mendoj që vetë Albin Kurti i shërben politikës së Vuçiqit. Secili veprim që ka ndodhur deri më tani, i ka shërbyer vetëm Vuçiqit dhe Serbisë. Në asnjë mënyrë nuk i ka kontribuuar që të jetë Kosova më mirë apo ndryshe”, tha ish-gjenerali i UÇK-së, Lushtaku.
The post Lushtaku: Albin Kurti i ka shërbyer vetëm interesave të Serbisë, kurrë të Kosovës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.