Lushaku tregon si e nis ditën – familja e muzika pjesë e përditshmërisë së saj (VIDEO)

Lushaku tregon si e nis ditën – familja e muzika pjesë e përditshmërisë së saj (VIDEO)

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, në një intervistë për emisionin “Ora 7” në Klan Kosova ka treguar se, pavarësisht angazhimeve politike, ditën e nis gjithmonë me familjen.

“Zakonisht e filloj me fëmijët dhe bashkëshortin. Pijmë kafe bashkë, zakonisht Petriti e bën kafen, dhe energjinë e marrim me muzikë në mëngjes”, tha ajo.

Lushaku ka treguar se rutina ditore ka ndryshuar që kur është aktivizuar në politikë, duke theksuar se më të shumtën e ditës e kalon në takime me qytetarë dhe në angazhimet e Kuvendit.

“Në mëngjes nis me takime me qytetarë, pastaj vijojnë detyrat në Kuvend dhe koordinimi me partinë. Zakonisht prej orës 10 deri në 14 jam e angazhuar me partinë”, u shpreh deputetja.

E pyetur se si është jashtë politikës, Lushaku tha se mbetet familjare dhe i kushton kohë të madhe fëmijëve dhe rrethit.

“Çdo ditë takoj prindërit e mi, ndërsa kohën e lirë e kaloj me shoqërinë”, shtoi Lushaku./Klankosova.tv.

 

The post Lushaku tregon si e nis ditën – familja e muzika pjesë e përditshmërisë së saj (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.