Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku – Sadriu, pas dështimit të 42-të të konstituimit të kuvendit, ka folur në kuvend por me mikrofon të mbyllur.
Lushaku-Sadriu tha se as dështimi i 42-të nuk është i rastësishëm, por sipas saj, është rezultat i një papërgjegjësie totale politike e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Një parti i ka marrë peng institucionet e Kosovës, e ka bllokuar kuvendin vetëm për ta mbajtur veten në qeveri pa legjitimitet. Ky nuk është aksident politik, por është projekt i qëllimshëm për ta ruajtur me cdo kusht pushtetit, në kundërshtim të plotë me demokracinë dhe Kushtetutën e vendit”.
S”hteti ynë po testohet në themelet e veta, jo nga një fatkeqësi natyrore as nga ndonjë armik i jashtëm, por nga teket politike të VV-së. Kjo është një krizë e prodhuar me vetëdije, e cila po e sfidon rëndë shtetin tonë, rendin kushtetues dhe funksionalitetin e Kosovës”, tha Lushaku-Sadriu, njofton Klankosova.tv.
Tutje, Lushaku-Sadriu tha se sot do të mund të flisnin për reforma në arsim, shkolla moderne e njohje të reja, por sipas saj, Kosova vazhdon të jetë nën sanksione e me afera të rënda.
:Në vend të tyre ballafaqohemi me një realitet të hidhur të Kosovës e cila është e izoluar, nën sanksione tash e tri vite, në afera të rënda korruptive që mbajnë emrat Martin Berishaj, Faton Peci, Nagip Krasniqi, Fikrim Damka dhe mbiemrin Qeveria e Vetëvendosjs, e cila e ka uzurpruar pushtetin qeveritar dhe të institucioneve të pavarura”, tha ajo.
The post Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri appeared first on Klan Kosova.