Lushaku-Sadriu: Mafia e energjisë po vret ekonominë e Kosovës

https://klankosova.tv/lushaku-per-testin-e-matures-gare-e-padrejte-ku-mashtrimi-shperblehet/Lushaku për testin e maturës: Garë e padrejtë ku mashtrimi shpërblehet - Klan Kosova

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jehona Lushaku, ka reaguar ashpër ndaj situatës energjetike në vend, duke e cilësuar atë si një goditje të rëndë ndaj ekonomisë dhe sektorit privat.

“Mafia e energjisë po vret ekonominë e Kosovës! Kosova është shndërruar në shtet, ku qytetari paguan më shumë, jeton më keq dhe rrezikon të mbetet pa punë. Vendi ku biznesi nuk guxon të ëndërrojë sukses, sepse pushteti e ngulfatë. Mafia energjetike i detyron prodhuesit të blejnë energjinë nga firmat e qeveritarëve,” tha ajo.

Sipas Lushakut, vetëm sot mbi 1 400 biznese janë shkyçur nga rrjeti, duke lënë mijëra familje pa paga, pa siguri dhe të ekspozuara ndaj rritjes së vazhdueshme të çmimeve.

“Kjo është politika e Albin Kurtit – politika e urrejtjes ndaj sektorit privat dhe e varfërimit të popullit. Kurti në opozitë ‘për prodhime vendore’, Kurti në pushtet ‘për mbytjen e tyre’,” shtoi ajo.

The post Lushaku-Sadriu: Mafia e energjisë po vret ekonominë e Kosovës appeared first on Klan Kosova.