E enjte, 12 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeLushaku-Sadriu: Ftesa për koalicion nuk ishte serioze, ishte fyerje publike

Lushaku-Sadriu: Ftesa për koalicion nuk ishte serioze, ishte fyerje publike

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, në RTK Prime, ka folur edhe për propozimin e LDK-së për ‘qeveri të unitetit’. Ajo tha se në një version të tillë qeveritar të gjitha partitë do të ishin të përfaqësuara për të adresuar për një kohë prioritetet për vendin.

Ajo tha se kjo nuk do të ishte afatgjate, por deri në zgjedhjet e ardhshme që potencialisht sipas saj do të ndodhnin kur të vije radha për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

“Ne po themi me proporcionet që përfaqësojmë në Kuvend. Këtu sigurohet legjitimiteti proporcional në një ekzekutiv. Nuk është asgjë afatgjate, do të jetë në një periudhë të caktuar me objektiva të caktuara ku do të dakordoheshin të gjithë, edhe për emrat se kush do të ishin që do të përfshiheshin në ekzekutiv. Ne nuk po themi që ky do të ishte modeli që do ta shpije Kosovën në katër vitet e ardhshme, jo, deri në zgjedhjet e ardhshme që potencialisht mund të ishin atëherë kur vjen radha për tu zgjedhur presidenti”, tha ajo

Lushaku-Sadriu, ftesën që lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti i dërgoi lideri të LDK-së, Lumir Abdixhiku për koalicion e quajti jo serioze e fyerje publike.

“Ne ia kemi dhënë përgjigjen në ftesën që e ka bërë sepse e kemi parë se ftesa nuk është serioze, ka ardhur përmes kanaleve publike pa bërë asnjë diskutim. Ne që kemi studiuar shkenca politike e dimë që koalicionet bëhen serioze kur ka biseda serioze, jo domosdoshmërish të bëra publike, por biseda të ndërtuara mbi parime, programe, afate e të dalin me rezultate. Por, të kesh një ftesë që tre paragrafët e parë i ka lojë fjalësh populiste me ty e historinë tënde, në fund të thuash “pse nuk e bën me mua nëse e ke bërë me të tjerët”, kjo nuk është ftesë serioze, por  është fyerje publike”, tha ajo në RTK.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT