Deputetja e betuar nga radhët e LDK-së, Jehona Lushaku ka thënë se testi i maturës ka humbur kuptimin tash për shkak të siç tha ajo menaxhimit të dobët nga Ministria e Arsimit, Teknologjisë e Inovacionit.
Ajo në një postim në Facebook shkruar se manipulimi dhe kopjimi po e bëjnë të pavlefshëm rezultatin e këtij Testi!
“Nuk është më një vlerësim i dijes, as sfidë teknike, por një garë e padrejtë, ku mashtrimi po shpërblehet. Dhe kjo situatë po përsëritet çdo vit!”
“Ministrja e Arsimit në detyrë duhet të jep përgjegjësi! Nën udhëheqjen e saj ky Test është kthyer në një proces të turpshëm, ku mbizotëron kaosi dhe mashtrimi. Ajo dhe stafi i saj duhet të tregojnë se pse nuk janë marrë masa për menaxhim të sigurt teknik? Pse nuk është garantuar mbikëqyrja dhe menaxhimi i pyetjeve në formë të sigurt? Pse po hesht, ndërsa testet qarkulluan në rrjete sociale? Heshtja e MASHTI-t është fajësi! “
“Sot, nxënësit e ndershëm janë në ankth. Prindërit janë të zhgënjyer. Mësuesit pa zë. Dhe shteti po heshtë e po i lë fëmijët në dorë të fatit”.
“Fëmijët tanë meritojnë arsim që shpërblen DIJEN, e jo mashtrimin”, shkruan Lushaku, transmeton Klankosova.tv.
Të shtunën, më 21 qershor, 18 mijë e 800 maturantë iu nënshtruan Provimit të Maturës Shtetërore.
The post Lushaku për testin e maturës: Garë e padrejtë ku mashtrimi shpërblehet appeared first on Klan Kosova.