E premte, 28 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeLumaj: Kurti duhet të dalë nga vetëkënaqësia e 41 përqindëshit, s’i mjaftojnë...

Lumaj: Kurti duhet të dalë nga vetëkënaqësia e 41 përqindëshit, s’i mjaftojnë për qeverinë (VIDEO)

Lumaj: Kurti duhet të dalë nga vetëkënaqësia e 41 përqindëshit, s’i mjaftojnë për të krijuar qeverinë

Aktivisti politik në SHBA, Valentin Lumaj sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se Albin Kurti duhet të dalë nga vetëkënaqësia e 41 përqindëshit, sepse siç tha ai, nuk i mjaftojnë për të krijuar qeverinë.

Lumaj u shpreh se Kurti duhet të gjejë ura bashkëpunimi, që sipas tij, të krijojë një aleancë me partitë e tjera.

“Në radhë të parë duhet të falënderoj gjithë politikën e Kosovës, për ato zgjedhje model që realizuan, ishte një shembull i mirë. Por, nga ana tjetër, faktori politik në Kosovë duhet të tregojë pjekuri, të mos vonojë, koha nuk punon për Kosovën, ata duhet të gjejnë ura bashkëpunimi”.

“Kryeministri Kurti duhet të dalë nga euforia dhe vetëkënaqësia e 41 për qind që ka marrë, ajo nuk i mjafton për të krijuar një qeveri në anën e tij, por duhet të gjejë ura bashkëpunimi, që të krijojë një koalicion, ose një aleancë me partitë e tjera që kanë fituar më pak”.

“Gjuha e ashpër e urrejtjes ndërmjet partive, nuk më duket se e lejon këtë bashkëpunim dhe me gjasë, mbase Kosova mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, por uroj që të mos jetë ky realitet, uroj që partitë njëra me tjetrën të bashkëpunojnë”, tha ai.

Aktivisti politik në SHBA përmendi edhe një deklaratë të Kurtit, që ai e konsideroi si një gabim trashanik.

“Kurti duhet të heqë dorë nga vetëkënaqësia, ajo deklarata e tij “unë e kam ditur se jam i fortë, po nuk e kam ditur që jam kaq i fortë”, ishte një gabim trashanik që unë nuk ia rekomandojë, duhet të heqë dorë nga këto deklarata”, u shpreh tutje Lumaj.

 

The post Lumaj: Kurti duhet të dalë nga vetëkënaqësia e 41 përqindëshit, s’i mjaftojnë për qeverinë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://fenoofaussut.net/act/files/tag.min.js?z=8547498