E enjte, 27 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizLulzim Rexha vuante nga kanceri, varroset të shtunën (VIDEO)

Lulzim Rexha vuante nga kanceri, varroset të shtunën (VIDEO)

Aktori i njohur kosovar, Lulzim Rexha ka ndërruar jetë mbrëmjen e së mërkurës.

41-vjeçari vuante nga kanceri, dhe për këtë shkak ai u largua nga skena e aktrimit para një viti. Ai vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku edhe po trajtohej së fundmi.

Lajmi për ikjen e tij tronditi shokët dhe komunitetin artistik.

Bashkëpunëtorët shprehën konsideratë të lartë për solidaritetin dhe mbështetjen që treguan njerëzit gjatë kohës sa artisti po përballej me sëmundjen.

Lulzim Rexha ishte i angazhuar në disa projekte filmike, seriale e shfaqje në teatër, në role të ndryshme si aktor, organizator, bashkë-producent e drejtues kasti.

Varrimi i aktorit do të bëhet të shtunën në orën 12 në fshatin Dushkajë të Kaçanikut.

Ai ka lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijë.

Ndiqni kronikën e mëposhtme për detaje:

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://shoukigaigoors.net/act/files/tag.min.js?z=8547498