E premte, 28 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizLuleshtrydhja 19 dollarëshe shkakton polemika në rrjete sociale

Luleshtrydhja 19 dollarëshe shkakton polemika në rrjete sociale

Një luleshtrydhe e vetme, me çmim prej 19 dollarësh, ka shkaktuar debat të madh në rrjete sociale pasi influencerja Alyssa Antoci publikoi një video në TikTok duke e shijuar atë.

Luleshtrydhja luksoze shitet në zinxhirin e supermarketeve Erewhon në Los Anxhelos dhe vjen nga kompania Elly Amai, e cila e importon atë nga Prefektura Tochigi në Japoni, e njohur për luleshtrydhet cilësore.

Videoja e Antocit, e cila deklaroi se ishte “luleshtrydhja më e mirë që kishte shijuar ndonjëherë”, mori miliona shikime dhe u kritikua nga përdoruesit si një shembull i konsumit ekstrem. Disa e quajtën çmimin “dystopian” dhe “të pajustifikueshëm”.

Debati arriti deri te emisioni Jimmy Kimmel Live, ku moderatori dhe aktorja Mindy Kaling provuan luleshtrydhet për të dhënë mendimin e tyre.

Përfaqësues të Erewhon dhe Elly Amai mbrojtën çmimin, duke theksuar logjistikën e importit dhe freskinë e frutit, i cili arrin në treg brenda 24-48 orësh nga Japonia.

“Mos e paragjykoni pa e provuar”, thanë ata.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://upskittyan.com/act/files/tag.min.js?z=8547498